Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Klinës, Prenk Gjetaj.
Ai ishte po ashtu ish-kryetari i Komisionit për Personat e Pagjetur të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e dha kryetari aktual e Klinës, Zenun Elezaj.
Elezaj tha se ai do të mbahet mend si një njeri i dashur, i sjellshëm, i afërt, punëtor.
Duke shtuar se kjo është një humbje e madhe për familjen Gjetaj, Klinën dhe Kosovën, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Me dhimbje të madhe kam marrë lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, atdhetarit e ish-kryetarit të komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj.
Prenk Gjetaj ka qenë personalitet i shquar i jetës pedagogjike, politike dhe shoqërore në Klinë dhe Kosovë. Ai ka dhënë një kontribut të madh në Klinë, si mësimdhënës e pastaj edhe si kryetar i komunës. Kontribut e angazhim maksimal ka dhënë edhe si kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ai do të mbahet mend si një njeri i dashur, i sjellshëm, i afërt, punëtor, me të gjithë e mbi të gjitha i sinqertë e atdhetar. Kjo është një humbje e madhe për familjen Gjetaj, Klinën dhe Kosovën.
Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Prenkën!
Në shenjë nderimi e mirënjohje për kontributin e angazhimin e tij për Komunën e Klinës, nesër, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, në orën 10:00, do të mbahet një mbledhje përkujtimore.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...