Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në moshën 94 vjeçare ka ndërruar jetë sot imami, hafizi, Gani Bajrami nga Kaçaniku.
BIK përmes një njoftimi për media ka publikuar edhe një biografi të të ndjerit.
Njoftimi i BIK-ut:
Ai që në vegjëli nisi mësimin në mejtepe të ndryshme të anës së Kaçanikut dhe rrethinës.Si shtatë vjeçar mëson Elifin arabisht në mejtep te mulla Junuzi në Stagovë, ku më pas mëson edhe tebaren, kacebën,vezaren, exhen (ta’lim), sintaksë dhe pas përfundimit të tyre vazhdon me leximin në Kuran.
I etur për dije fetare regjistrohet në mejtep te mulla Rifat ef. Hoxha në Kaçanik ku si 11 vjeçar, udhëtonte çdo ditë dy orë në këmbë për të ndjekur mësimet tek ai në mejtep. Në këtë mejtep mësonin mbi 60 nxënës nga ora 8-12. Nxënësit që vijonin mësimin aty ishin nga Stagova dhe Nikaj. Mejtepi ishte institucion edukativo-arsimor ku nxënësit pajiseshin me dije elementare rreth fesë. Në këtë mejtep kanë së bashku me të kanë mësuar emra me zë në këtë komunë siç janë: mulla Qamushi, mulla Rexhepi, mulla Minai, mulla Selimi, Imeri nga Krivanjeva etj.
Më pas mësimet i vqazhdon në Vojnoc te mulla Veseli ku edhe përfundon memorizimin e Kuranit (hifz) për 18 muaj dhe pasi e kryen aty vazhdon mësimet në medrese të Prizrenit dhe ishte hoxha i fundit i cili kishte diplomuar në medresenë “Mehmed Pasha” në Prizren.
Ai shërbeu si imam në xhaminë e qytetit në Kaçanik për 25 vite me radhë deri sa u pensionua. Ishte i dashur e respektuar shumë në popullatën e kësaj ane dhe më gjerë. Edukoi dhe mësoi shumë nxënës që vinin për mësim besim në xhaminë e qytetit.
Varrimi i të ndjerit u bë sot (e xhuma) në orën 16:00 në vendlindjen e tij në fshatin Stagovë-Kaçanik.
Për shkak të pandemisë (Covid 19) ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm me anëtarë të ngushtë të familjes.
Zoti ia shpërbleftë mundin dhe punën si dhe e lartësoftë lartë në xhenete me pejgamberët, sinqertit, dëshmorët dhe njerëzit e mirë.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë