Google ADS

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

19:10 | 28 Janar 2023
E.H

Ka vdekur i dyshuari për plagosjen e dy grave këtë të shtunë në Fushë-Kosovë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për arbresh.info mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori.

Ai ka thënë se i dyshuari është pranuar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Gjendja e tij kur është pranuar në QKUK ka qenë e rëndë, pra ka pasur shenja jete por ka qenë me parametra vital të komprometuar. Ka pasur dy plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Govori.

Ndërsa, ka shtuar se gratë e plagosura janë në gjendje stabile.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme