Një person ka vdekur në fshatin Gllamnik të Podujevës pas lëndimeve të marra pasi që është aksidentuar nga dy automjete. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se personi menjëherë pas lëndimeve të marra është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa, ngasësi i automjetit (kamionetë) mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete (njëra kamionetë e tipit Ford dhe tjetra BMW) dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lidhur me këtë aksident ngasësi i automjetit (Kamionetë e tipit Ford) , B. B mashkull 22 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Gjithashtu me urdhër të prokurorit të dyja automjetet e përfshira në aksident janë konfiskuar nga ana e policisë.
Ndërsa trupi i viktimës A. M. mashkull, 28 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fshati Gllamnik, Podujevë 15.11.2017-17:44. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë këmbësori-viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, ngasësi i automjetit (kamionetë) mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër