Vdes gjimnazistja nga Obiliqi

08:32 | 8 Gusht 2022
A. B.

Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq, njofton për vdekjen e nxënëses Magbule Gashi.

Në njoftimin mortor shkruhet se “Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë”.

“Andaj, ndarja e saj nga kjo jetë, ka lënë në mërzi, jo vetëm pjesëtarët e familjes, por edhe të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë e saj. Do të na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur, fryma pozitive dhe përkushtimi me plot dashuri për jetën”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme