Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-gazetarit, Sylë Osmanaj.
Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja që nga viti 1969 deri në mbylljen e saj.
Familjarët e Osmanajt kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë tragjikisht më 13 korrik. Teksa, varrimi i të ndjerit është bërë dje në Prishtinë.
AGK e vlerëson lartë kontributin që Osmanaj pati ndaj profesionit të gazetarisë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Sylë Osmanajt./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...