Vdes gazetari e shkrimtari Bajram Sefaj

13:26 | 12 Mars 2024
R J

Sot më 12.03.2024, ka vdekur në moshën 83 vjeçare gazetari e shkrimtari, Bajram Sefaj.

Ai për shumë vjet ka punuar si gazetar në gazetën”Rilindja”, por edhe ka qenë korrespondent për disa media të huaja.

Përveç gazetarisë, Sefaj është marrë edhe me krijimtari letrare.  Ai është autor i disa veprave letrare në prozë, poezi e publicistikë./Arbresh.info/
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe komunitetin për humbjen e Bajramit.

Komunikata e plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh shkrimtarit, Bajram Sefaj.

Ai për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare. Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare, dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë.

Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, siç njoftojnë familjarët pas një sëmundjeje.

AGK-ja, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit./Arbresh.info/

Të ngjashme