Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka lindur një foshnje me anomali në fytyrë.
Foshnja ka lindur para kohe dhe me sy e gojë në fyt, e ku si pasojë ka gjetur vdekjen.
Këtë e konfirmoi për Telegrafin edhe zyra për informim e QKUK-së.
Sipas Zyrës për informim, foshnja ka lindur para kohe me peshë 600 gramë dhe me anomali gjenetike.
“Zyra për informim e QKUK-së konfirmon se një nënë ka lindur foshnjën e saj para kohe me peshë 600 gramësh, përderisa foshnja ka lindur me anomali gjenetike që njihen edhe shkencërisht. Nëna nga Mitrovica shtatzënësinë e saj e ka përcjellë jashtë QKUK-së, pra nuk i ka kryer kontrollet në QKUK, por në Mitrovicë, por vetëm ka ardhur për lindje të parakohshme”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
“Pas lindjes foshnja menjëherë është transferuar për kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë, por për shkak të anomalive gjenetike që ka pasur nuk ka arritur të mbijetojë”, shpjeguan nga Zyra për informim për Telegrafin.
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...