Vdes fëmija që u godit nga vetura sot në Podujevë

16:04 | 8 Gusht 2019
Arbresh.info

Një fëmijë ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë sot rreth mesditës në Podujevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e mitura A.Rr ka qenë nën shoqërimin e një personi tjetër i cili gjithashtu ka marrë lëndime trupore, shkruan arbresh.info.

Në njoftim thuhet se vozitësi i veturës P.A është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

“Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:

Ø A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu
përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme