Vdes edhe një punëtor që u lëndua para një muaji në vendin e punës

15:01 | 15 Nëntor 2017
M. A.

Një punëtor në fshatin Mazgit i Obiliqit me 10 tetor kishte marrë lëndime të renda deri sa po punonte në një firmë. I njëjti ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin raportohet se me 14.11.2017 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull K-Shqiptar i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar në një firmë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme