Google ADS

Vdes edhe një mjek tjetër kosovar si pasojë e Covid-19

13:00 | 29 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Doktor Lulzim Kolgjeraj nuk ka arritur t’i bëjë ballë betejës me koronavirus, edhe pas tri javëve që kishte qëndruar në QKUK.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor”, ka shkruar Haskuka.

Postimi i tij i plotë:

Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.
Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.
Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.
Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!

Të ngjashme