Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit A. Muja, i cili u vra në fshatin Gradicë të Drenasit, ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plumbave që kishte marrë natën e 6 prillit në pyll.
Ai qëndronte që disa ditë i plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).
Lajmin e ka bërë të ditur edhe miku i tij, Burim Klinaku përmes një postimi në Facebook.
“Sap morra lajmin si paska vdekë Bekim Muja ishall allhu e ka dergu në lule të xhenetit do të na mungon”, shkroi ai.
Rasti kishte ndodhur pasi Bekim Buja së bashku me djalin e tij A. Muja 15 vjeçar, kishin shuar në pyll për dru. Por, prerja e tyre ishte fatale, për A. Muja 15 vjeçar që mbeti i vdekur, ndërsa babai e tij kishte mbetur i plagosur.
Dyshohet se vrasja kishte ndodhur për një pronë, e cila ka shkaktuar konflikt paraprakisht në mes të dy familjeve Bardiqi e Muja nga Gradinca e Drenasit.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 20:30 Policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.”
Dy të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen në fshatin Gradicë të Drenasit gjendjen në paraburgim. Kjo pasi Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se u është caktuar masa e paraburgimit të pandehurve Xh. B. dhe A. B, të cilët nga Prokuroria dyshohen se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe ndihma për kryerjen e vrasjes së rëndë./arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës