Google ADS

Vdes Andrew Strong, avokati i mbrojtjes së Ramush Haradinajt në Hagë

19:52 | 11 Dhjetor 2023
E.H

Ka ndërruar jetë avokati Andrew Strong, i cili ishte pjesë e ekipit mbrojtës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Hagë.

Lajmin për vdekjen e avokatit e ka dhënë vet Haradinaj ndërsa thotë se ndjehet i pikëlluar për vdekjen e parakohshme të tij, përcjell Arbresh.info.

“I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andreë Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi. Ai i’u bashkangjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Ngushëllime familjes dhe miqve! Trashëgimia yte do të kujtohet Andy. U prehsh ne paqe”, tha Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme