Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Nebi Qelikut.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hyseni u ka shprehur ngushëllime miqve dhe familjarëve të tij.
“Me keqardhje u lajmërova sot për ndarjen nga jeta të aktivistit Nebi Qeliku. Në emër dhe të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta e më të thella miqve dhe familjarëve të tij.
Në Lëvizje ne bëhemi një familje, andaj dhe ngjarje të tilla na trishtojnë, kur rikujtojmë momentet që i kemi kaluar bashkërisht dhe mundësinë për ta njohur njëri-tjetrin mbi të gjitha në nivel human”, thuhet në postimin e tij./arbresh.info/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...