Vdes aktivisti i LDK-së

09:05 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info
 Nazim Këpuska veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Gjakova ka vdekur mbrëmë.

Lajmi për vdekjen e tij është kumtuar publikisht edhe nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Ky i fundit në një postim të tij i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Familjes Këpuska dhe degës së LDK-së në Gjakovë për ndarjen nga jeta të aktivistit shumëvjeçar. “LDK-ja dhe qytetarët e Gjakovës do ta përkujtojnë përherë veprën e Nazim Këpuskës dhe veprimtarinë e tij në shërbim të qytetit të Gjakovës”, thuhet në njoftimin e dërguar nga LDK-ja.

Nazim Këpusha ishte shumë vite anëtar i kryesisë së LDK-së në Gjakovë, i burgosur politik dhe luftëtar i UÇK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme