Një 70-vjeçare ka vdekur sonte në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, pasi ishte goditur nga një veturë sot.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.
Ai ka shtuar se vdekjen e 70-vjeçares e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
“Sonte rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok, gjegjësisht në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Nga hetimet fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor ka arrestuar të dyshuarin ngasësin e veturës dhe janë duke vazhduar me procedura të mëtejme”, tha Zahiti.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...