Një person i moshës rreth 64-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ishte duke e kaluar rrugën me biçikletë në vendkalimin për këmbësorë.
“Rreth orës 17:40 policia ka pranuar një informatë se është goditur një biçiklist në vendkalimin për këmbësorë në rrugën ‘Ekrem Rexha’”.
“Nga urgjenca është dërguar në spitalin rajonal dhe pas pak kohësh si pasojë e plagëve, viktima ka ndërruar jetë”, tha Gashi për Klankosova.tv.
Tutje, Gashi bëri të ditur se në lidhje me ngjarjen është arrestuar vozitësi i makinës, kurse trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...