Vdes 29 vjeçarja që u aksidentua në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

19:14 | 20 Janar 2021
L G

Një 29 vjeçare ka humbur jetën pas aksidentit që pësoi në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emergjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arrit të përballoj plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aksidenti sipas saj, kishte ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit, ka ndodhur aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje.

Ahemti ka bërë të ditur se vozitësi i veturës që aksidentoi viktimën është shoqëruar për në polici.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme