Google ADS

Vdes 18-vjeçari në vendin e tij të punës në Ferizaj

21:03 | 11 Dhjetor 2023
E.H

Një 18-vejçar ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në një fabrikë në Ferizaj.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se vdekja e të riut dyshohet se ka qenë nga shkaqet natyrore.

“Sot, rreth orës15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellë pa shenja jete. Policia ka arritur shpejt në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe ka mësuar se vdekja e të riut, i cili punonte në një fabrikë vendase, dyshohet të ketë qenë nga shkaqe natyrore. Mjekët kujdestarë e kanë përcaktuar si të tillë pasi kanë konstatuar vdekjen, edhe pse detajet e ngjarjes nuk janë të plota në këtë fazë. Po ashtu, rasti është duke u hetuar më tej nga prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj”, ka thënë Veseli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme