Google ADS

Vdekjet në vendin e punës, 12 raste vetëm gjatë këtij viti

09:29 | 11 Nëntor 2017
Arbresh.info

Punëtorët e Kosovës, sidomos ata të sektorit privat, vazhdojnë të përballen me kushte të rënda në vendin e punës.

Kjo shpeshherë ka quar edhe në tragjedi, duke përfunduar shumë prej tyre të vdekur për shkak të vështirësive në punë.

Vetëm gjatë gjithë vitit 2017, në tërë territorin e Republikës së Kosovës kanë vdekur dymbëdhjetë punëtorë në vendin e punës.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, i cila ka thënë se këtu nuk përfshihen vdekjet natyrore që kanë ndodhur gjatë këtij viti në disa raste.

Janë dymbëdhjetë të vdekur deri më tani në vendin e punës. E di që kanë qarkulluar fjalë të ndryshme por aty i ki rastet e vdekjes, ata kanë vdekur në vendin e punës por ata kanë vdekur prej vdekjes natyrore siç ishte rasti i aeroportit dhe një rast i BechtelEnkes, ato janë vdekje natyrore sepse duhet me e pas një aksident në vendin e punës për me u trajtuar ai si i vdekur në vendin e punës. Ato që janë vdekje natyrore nuk kanë pas aksident dhe nuk konsiderohen si vdekje në vendin e punës”, ka thënë Brahimi.

Ibrahimi ka shtuar se për të gjitha rastet e vdekjeve në vendin e punës Inspektorati i Punës tashmë ka marrë masa.

Në kemi marrë masa në të gjitha rastet, nuk shpëton asnjë rast në të cilën nuk ndërmerren masa, nuk bëhen raportet, shkon inspektori dhe e konstaton shkakun e vdekjes, shkaktarin vdekjes faktikisht.Edhe natyrisht ndaj secilit nëse është që ka vdekur për shkak të kushteve të punës atëherë natyrisht që ndërmerren masa”, ka thënë Ibrahimi./R.R/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme