Prokuroria e Shtetit ka intervistuar disa persona në cilësinë e të dyshuarve në rastin e vdekjes së dyshimtë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu i ka thënë Arbresh.info se ky rast ende është në fazën hetimore dhe se deri tash janë intervistuar disa persona në cilësinë e të dyshuarve, por dëshmitarë të këtij rasti.
“Ju njoftoj se ende jemi në fazën e hetimore. Ka të intervistuar në cilësi të të dyshuarve dhe të dëshmitarëve” thotë Lutfiu për Arbresh.info.
Prokuroria nuk ka pranuar të jap më shumë detaje rreth asaj se kush janë të dyshuarit, duke thënë se informata tjera nuk mund të jepen, ngase rasti ende është në fazën hetimore.
Jemi në pritje të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të vdekurit, vdekja e të cilëve është cilësuar si e dyshimtë.
Ndryshe, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më 7 shtator kanë vdekur dy persona, nga siç thuhet, komplikimet gjatë operacioneve. Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë .
Më 19 nëntor numri i të vdekurve në QKUK iu shtua edhe një person tjetër, duke bërë kështu që numri i vdekjeve të dyshimta nga bombolat e gazit të shkoj në tre.
Të tri rastet e vdekjeve dyshohet se u shkaktuan nga përdorimi i oksigjenit në Klinikën Torakale. /Arbresh.info/ Gita Lushi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...