Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për zhvillimet më të fundit në vend në aspektin juridik, arritjet e institucionit që ai drejton, sfidat si dhe rastet që janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.
Lumëzi ka folur edhe për rastin e dy vdekjeve të dyshimta në QKUK.
Për këtë çështje ai ka thënë se është nën hetim dhe se analizat toksikologjike janë dërguar për ekzaminim jashtë vendit.
“Rasti është në fazën e hetimeve, edhe në këtë rast njësoj si në rastin e Dafina Zhubit, disa analiza toksikologjike duhet të bëhen jashtë territorit të Kosovës. Ne kemi biseduar me autoritetet e Gjermanisë dhe ata kanë pranuar që ne t’i dërgojmë të gjitha mostrat që i kemi marrë nga trupat e viktimave dhe me marrë një konstatim nga laboratoret gjermane për arsyen dhe shkakun e vdekjes. Në momentin që do t’i marrim këto analiza nga shteti i Gjermanisë, atëherë do të kemi prova të mjaftueshme për me vendos lidhur me këtë çështje penale”, është shprehur kryeprokurori i shtetit.
Ndiqeni të plotë intervistën:
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...