Një burrë nga Shtimja është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente, njofton Policia e Kosovës
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku viktima ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“ Shtime 24.02.2020 – 01:45. Raportohet se në Qendrën Emergjente ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, theksohet në raportin e policisë.
Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”.
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban