Pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur një grua e moshës 58-vjeçare, vdekje e cila nga policia po e cilësohet si e dyshimtë. Burime të Gazetës Express brenda QKUK-së bëjnë të ditur se gruaja para se të sillej në Klinikë, dyshohet se ka pirë acid.
Në Qendrën Klinikë Universitare, të premten, pas mesnatës ka vdekur një grua e moshës 58-vjeçare. Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Express-in vdekjen e saj duke thënë se rasti po cilësohet si i dyshimtë.
Policia e ka identifikuar viktimën me iniciale SH.M.
“Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, tha zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
Por, burime të Gazetës Express brenda QKUK-së, thonë se viktima u soll më 28 dhjetor në klinikë, pas dyshimeve se ka pirë acid, ku edhe ndërroi jetë.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës