Google ADS

Vdekje e dyshimtë në QKUK, bashkëshorti i viktimës raporton rastin

09:50 | 18 Dhjetor 2021
S D

Një viktimë e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në QKUK, ndërkaq bashkëshorti në polici ka raportuar se vdekja ka ardhur si shkak i neglizhencës, shkruan arbresh.info.

Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok.

“Prishtinë  16.12.2021 – 20:20. Nga Emergjenca QKUK është raportuar se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë. Sipas ankuesit mashkull  kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme