Google ADS

Vdekje e dyshimtë në Prizren

09:40 | 19 Janar 2022
V. S.

Një person është gjetur pa shenja jetë mesditën e 18 janarit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se kjo është cilësuar si vdekje e dyshimtë, raporton arbresh.info.

“Prizren, 18.01.2022 – 19:11. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm  në shtëpi,  nga të afërmit e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme