Google ADS

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

08:45 | 12 Shkurt 2022
L G

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e premte në fshatin Bervece të Ferizajt.

Policia njofton se një person ka ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

Rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme