Vdekje e dyshimtë e sirianit në Kosovë

15:09 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Një mashkull shtetas i Sirisë gjersa ishte në një lokal në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, shkruan arbresh.info.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme