Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas ngjarjes tragjike, ku ka humbur jetën Limon Musliu, pjesëtar i FSK–së, pasi ra nga kati i 11-të i një ndërtese ku ishte duke punuar, si punë shtesë.
KMDLNj edhe më parë ka kërkuar që punëtorët në ndërtimtari të kenë kushte të përshtatshme për punë dhe që të shtohen numri i inspektorëve të punës.
“Limon Musliu, pjesëtar i FSK-së humbi jetën pasi ra nga kati i 11-të i një ndërtese ku ishte duke punuar , si punë shtesë. KMDLNj edhe më parë ka kërkuar që punëtorët në ndërtimtari të kenë kushte të përshtatshme për punë duke mos iu ekspozuar rrezikut nga lëndimet apo për jetën e tyre. Me rënien e temperaturave , kushtet për punë përkeqësohen andaj kërkohet angazhim shtesë i përgjegjësve ( punëdhënësve ) e që duket se nuk po ndodhë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate humanitare.
KMDLNj kërkon që të shtohen numri i inspektorëve të punës, ekipeve mobile që do të inspektonin kantieret e ndërtimit, nëse respektohen rregullat apo standardet për të punësuarit e që do të garantonte sigurinë e tyre.
“Megjithatë duket se është një shpërpushje e madhe midis numrit të vogël të inspektorëve të punës dhe vendeve të shumta që duhet të inspektohen në fushën e ndërtimit andaj KMDLNj – ë rekomandon institucionet të angazhojë ndonjë kompani të specializuar që ka kapacitet fizik dhe profesional të mbikëqyrë vendpunimet në mënyrë që të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmen. Gjykatat duhet të japin përparësi trajtimit të këtyre rasteve duke mbrojtur interesat e punëtorëve që pësojnë lëndime, invaliditet apo kanë përfundim fatal. Zhdëmtimi, siç është bërë deri më tani as për së afërmi nuk përmbush nevojat e viktimave dhe familjeve të tyre”, thuhet tutje në reagim.
Sipas KMDLNJ-ës, është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut që i punësuar përmes punës dhe pagës ta sigurojë një jetë të dinjitetshme për vete dhe familjen gjë që nuk është përmbushur në rastin e Limon Musliut i cili, përveç punës në FSK- së ka qenë i detyruar ta bëjë edhe një punë shtesë e që i ka kushtuar me jetë.
KMDLNj thotë se kërkon përgjegjësi për ata që kontribuuan për këtë përfundim tragjik sikur që kërkon drejtësi për të ndjerin dhe familjen e tij.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...