Ish-ministri i Bujqësisë në Shqipëri, Edmond Panariti ka bërë një shpjegim për dallimin e kërpurdhave helmuese nisur nga ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë kur ndërruan jetë tre familjarë nga Kosova pas helmimit në Gjirin e Lalëzit.
Panariti thotë se në Shqipëri, në zona pyjore rritet kërpurdha helmuese “Kësula e Vdekjes” që përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja.
Ai shpjegon se e vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese është me anë të Wieland, e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja.
“Trishtim për humbjen e jetës nga helmimi i dyshuar nga konsumi i kërpudhave i familjes Kosovare, nga Gjilani. Toksikologjia analitike ligjore duhet të thotë fjalën e fundit. Megjithatë, është thuajse e pamundur të dallosh me sy të lirë llojet normale nga ato helmuese të kërpudhave. Dy këpurdhat e para në foto janë shumë helmuese ndërsa e treta aspak. Por dallimi me sy të lirë është shumë i vështirë.
Kur them shumë helmuese, do të thotë se mjafton gjysëm këpurdhe për të shkaktuar vdekjen pas ngrënies. Te ne, kudo në pyje dhe terrene me hije dhe me lagështi, rritet këpurdha helmuese “Kësula e Vdekjes”.. Kjo këpurdhë përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja.
Prandaj pas konsumit helmimi me të është i sigurtë. E vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese në kërprdha, eshtë me anë të provës Ëieland, pra pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqëndruar në tulin e këpurdhës, e cila nëse përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër. Për fat të keq, nuk njihet ndonjë antihelm (antidot) specifik ndaj këtij helmi.
Por mënyra më e mirë e trajtimit pas helmimit është ajo me karbon aktiv nga goja, provokimi i të vjellave dhe pastrim sa më i shpejtë i zorrëve me klizëm, në mënyrë që të reduktohet sa më parë dhe sa më shumë sasia e helmit.. Edhe trajtimi me atropine ndihmon”, shkruan Panariti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...