Gjashtë persona janë arrestuar në Prizren, pasiqë të njëjtit dyhsohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.
Ata dyshohen të jenë të përfshirë në rastin e 30 shtatorit në të cilin një person kishte humbur jetën nga lëndimet që ka marrë teksa ishte duke punuar, shkruan Arbresh.info.
“Njësiti i hetimeve rajonale Prizren ka arrestuar gjashtë të dyshuar, mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy firmave punuese H.K. (viti i lindjes 1968), C.K. (viti i lindjes 1969), S.K. (viti i lindjes 1965), N.G. (viti i lindjes 1990), D.K. (viti i lindjes 2003) dhe A.Th. (viti i lindjes 2005).
Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i hetimeve intenzive dhe mbledhjes së provave rreth rastit të ndodhur me datën 30.09.2023 i cilësuar ,, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’ në të cilin rast dy viktima meshkuj kosovar shqiptar përderisa kanë qenë duke punuar, njëri nga ta kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Si pasojë e lëndimeve viktima kishte ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...