44 vjeçari, zyrtar policor, B.T është vetëvrarë aksidentalisht sot në poligonin e gjuajtjes në Cërnushë të Mitrovicës.
Sipas policisë, i ndjeri është plagosur me armë derisa kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të ricertifikimit në Policinë e Kosovës.
Zëdhënësja e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Nita Mustafa ka deklaruar se polici në Emergjencë ka arritur pa shenja jete.
“Polici i vrarë është sjellë pa shenja jete tek ne në Spitalin e Mitrovicës, mjekët nuk kanë mundur t’i ofrojnë asnjë shërbim pasi ka ardhur pa shenja jete.Viktima ende gjendet në spitalin tonë derisa ekipet e mjekësisë ligjore të vijnë ta marrin”, tha ajo. /arbresh.info/
lexo edhe:
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan