Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës derisa ishte duke punuar.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, menaxherë të cilët janë dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion.
Rasti është inicuar Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.
“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS Prizren / 24.11.2024 – 14:14. Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut