Vdekja e mjekut që u aksidentua në autoambulancë, reagon ministri Latifi

21:37 | 5 Korrik 2022
E.H

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka reaguar për vdekjen e Dr.Mentor Salihu, i cili ndërroi jetë sot, disa ditë pas aksidentit të rëndë në Gjakovë në të cilin ai ishte brenda autoambulancës që u përfshi në aksident.

Latifi me një mesazh u ka shprehur ngushëllime familjes së Mentor Salihut dhe të Skofiar Gjinit, ky i fundit gjithashtu viktimë e aksidentit në fjalë.

“Ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta, thuhet në mesazhin e Ministrit Latifi drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit”, shkruan në Facebook Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/

LEXO EDHE

Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë – Arbresh.info

Vdekja e mjekut që u aksidentua në autoambulancë në Gjakovë, reagon Oda e Mjekëve të Kosovës – Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme