Google ADS

Vdekja e Luan Mulliqit, i biri: Do të kujtojmë përmes shtatoreve të Albright, Dole e Aganit

11:08 | 22 Tetor 2023
E.H

Dje në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë skulptori Luan Mulliqi.

Lajmin për vdekjen e tij e dha Akademia e Shkencave dhe Arteve.

Ndërsa, për veprimtarinë e madhe artistike, ka shkruar i biri i Luanit, Drini i cili u shpreh se është krenar për babin e tij, përcjell Arbresh.info

Përmes një postimi në Facebook, Drini tha se do ta kujton babin e tij përmes shtatoreve që Luani ka krijuar, e të cilat ndodhen rrugëve të Prishtinës

Postimi i plotë

Kah te sillemi ne Prishtine, TI ki me qene me ne!

Do t’a quaj shtegu Luan Mulliqi, kur t’dal ne ecje me femijet e mi. Kam shume cka me ju tregu! E e di qe s’ka me qene e lehte se edhe sot e cdo dite po me pyesin per ty…Do te c’mallemi me ecje e rrefime!

Do te nisim prej Pallatit te Rinsie, per me e ndi prezencen tende permes Madeleine Albright.

Do t’vazhdojme te Rilindja, me t’pershendet permes Ismail Qemalit.

Ke me na buzeqesh nga Universiteti i Prishtines, permes shtatores se Fehmi Aganit.

N’Dardani Bobe Dole do te jete aty per ne.

Njejte edhe Adem Jashari, permes syve te se cilit e di qe ke me na pa.

Kur te shkojme ne Gjakove, fryma jote do te ndihet, e ndoshta une edhe do ta ngrise nje gote per ty permes Ali Podrimes.

E kur te ikim ne Shqipni ne Qafe Thane do te kemi ty, tu e rujt kufirin me Nane Terezen e Kepin e Rodonit me Feniksin!

Se bashku do te kujtojme me dashuri dhe mburrje të thelle, Lalë. E kujtimet per ty do te jene nje drite qe do t’na udheheqe neper rrugen e jetes.

Lamtumire Babë!/Arbresh.info

Të ngjashme