Vdekja e komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Osmani: Jackson, mik i vërtetë dhe kampion i lirisë

21:56 | 16 Tetor 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se populli i Kosovës po mban zi pas vdekjes së komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, gjeneralit Sir Mike Jackson.

Me anë të një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se gjeneral Jackson ishte mik i vërtetë i Kosovës dhe kampion i lirisë, përcjell Arbresh.info.

E para e vendit tha se qëndrojmë pranë familjes së tij, ushtrisë Britanike dhe të gjithë atyre që shërbyen krahë tij.

“Populli i Kosovës mban zi për humbjen e gjeneralit Sir Mike Jackson GCB CBE DSO DL, një lider i dalluar që qëndroi në këmbë gjatë një prej momenteve më të rëndësishme të historisë sonë. Si komandanti i parë i KFOR-it në vitin 1999, udhëheqja e tij hapi rrugën drejt paqes dhe lirisë. Ne qëndrojmë me familjen e tij, Ushtrisë Britanike dhe të gjithë ata që shërbyen përkrah tij. U prefsh në paqe, gjeneral Jackson – mik i vërtetë i Kosovës dhe kampion i lirisë”, shkroi Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme