Vdekja në rrethana të dyshimta e një katër vjeçareje në Gjakovë, ka mbledhur anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe ata të atij për të Drejtat e Njeriut.
Para tyre po raporton ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se posa të marrin raportin përfundimtar, do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e pacientes.
Megjithëse i pari i këtij dikasteri u shpreh se vajzës i janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe se e njëjta dyshohet të ketë pasur një infeksion të rëndë.
“Më 19 shkurt jam lajmëruar nga drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës që një vajzë ka ndërruar jetë. Pas informacioneve që mi ka dhënë drejtori kam kërkuar që të ketë një raport nga Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë. Raportin e kam pranuar më 20 shkurt. Më datë 21 Inspektorati Shëndetësore ka nisur hetimet në të gjitha nivelet ku ka marrë trajtim pacientja. Në raport nga spitali përfshihen veprimet e mara nga mjekët nga koha e pranimit. Sipas raportit pacientja është ekzaminuar nga shtatë mjekë nga lëmi të ndryshme ngase nuk dihej saktë shkaku i gjendjes. Nga ekzaminimet e mjekëve nuk paraqiteshin shenja që mund të korrespondojnë me dhunë dhe rrëfimin e prindërve të saj”, theksoi Vitia.
Tutje ai tha se vdekshmëria nga infeksioni që dyshohet të ketë pasur vajza është shumë e lartë.
“Gjatë trajtimit të pacientes janë bërë shumë ekzaminime që janë kryer më shumë se njëherë. Kjo i bie se ekipi i mjekëve në Gjakovë ka bërë edhe ekzaminime radiologjike dhe laboratorike për të përjashtuar mundësitë e ndonjë traume nga dhuna fizike. Pas të gjitha ekzaminimeve, sipas raportit nuk është evidentuar asnjë shenjë dhune që do të rrezikonte gjendjen e pacientes. Pacientja është intobuar dhe është shoqëruar nga mjeku anesteziolog dhe një infermier në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pak pas orës 15:00 pacientja është pranuar në Klinikën Emergjente. Nga ai moment ekipi i emergjencës i ka bërë analizat e nevojshme, është bërë CT e kokës, qafës, abdomenit. Pas kësaj janë thirrur me urgjencë: Infektologu, kirurgu i fëmijëve dhe pediatri. Pacientja është vendosur pastaj në Mjekimin Intensiv. Për dy ditë pandërprerje pacientja ka qenë në përkujdesjen e vazhdueshme të stafit. Përkundër të gjitha përpjekjeve, pacientja ndërroi jetë më 19 shkurt. Shkaktari duket se ka qenë një baktere apo një infeksion i gjakut që ka progresion të shpejtë dhe vdekshmëria është shumë e lartë. Këtë do ta vërtetojnë hetimet që do të bëhen”, shtoi ai.
Edhe drejtori ShSKUK-së, Elvir Aziri tha se katër vjeçares i janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Për raportim në këtë komision ishin thirrur edhe kryetari i Gjakovës dhe drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë.
“Ky takim i dy komisioneve po ndodh me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë. Ministri na ka dërguar një letër ku ka shprehur gatishmërinë që të flet për të gjitha ato çështje që deputetët janë të interesuar. Kryetari i Gjakovës dhe drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë nuk kanë mundur që të vijnë për shkak të një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal”, bëri të ditur kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku.
Gjatë mbledhjes u tha se nëse hetimet tregojnë se ka pasur neglizhencë në trajtimin e këtij rasti, do të merren të gjitha masat e nevojshme./rtk
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...