Vdekja e ish-senatorit Lieberman, Haradinaj: Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar

08:50 | 28 Mars 2024
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-senatorit, Joseph Lieberman.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar.

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së shkruan se shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman.

“Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga ShBA”, shkruan Haradinaj.
Senatori amerikan, Joe Lieberman, ka vdekur në moshën 82 vjeç të mërkurën./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vdes ish-senatori amerikan Joe Lieberman, ishte mbështetës i madh i Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme