Google ADS

Vdekja e Erjon Morinës, Ministri Çeku: Futbolli kosovar humbi një talent premtues

14:12 | 12 Dhjetor 2024
E.G

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i ka dërguar telegram ngushëllimi famijes Morina për ndarje nga jeta të djalit të tyre, Erjonit

Çeku tha se Futbolli kosovar humbi një talent premtues, i cili kishte një të ardhme të ndritur përpara, shkruan Arbresh.info.

“Në këto momente të vështira, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe.”, ka shkruar Çeku.

Telegrami i plotë:

“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Erjon Morinës

E nderuara familje Morina,

Të nderuar drejtues dhe staf i FC Vushtrria

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të klubit të Vushtrrisë, Erjon Morina.

Humbja e Erjonit na ka prekur thellë. Futbolli kosovar humbi një talent premtues, i cili kishte një të ardhme të ndritur përpara.

Në këto momente të vështira, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Erjonin!/Arbresh.info/

Të ngjashme