Google ADS

Vdekja e Albright, Pacolli: Populli ynë ishte me fat që pati një mbrojtëse e mike të tillë

21:46 | 23 Mars 2022
L G

Biznesmeni kosovar, Rrahim Pacolli, ka reaguar rreth vdekjes së ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Madeline Albright.

Pacolli në Facebook shkruan se populli i Kosovës ishte me fat që pati një mbrojtëse e mike, siç ishte Albright, shkruan arbresh.info.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e mikes më të madhe të popullit të Kosovës, Madeline Albright.Populli ynë ishte me fat që pati një mbrojtëse e mike të tillë, siç ishte Albright. Ajo për ne ishte simbol i shpresë, drejtësisë, lirisë e demokracisë. Do të kujtojmë përjetësisht. Pusho në paqe mikja jonë e përhershme”, shkruan Pacolli.

Ndryshe, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën (sot), në moshën 84-vjeçare.

Ajo vdiq nga kanceri, Albright ishte gruaja e parë e zgjedhur në këtë post. Ajo ishte sekretare në kohën kur u zhvillua lufta në Kosovë./arbresh.info/

LEXO EDHE

LAJMI I FUNDIT/Vdiq ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright – Arbresh.info

Të ngjashme