Vdekja e 65-vjeçarit në motel, Prokuroria jep detaje

13:58 | 3 Korrik 2024
E.H

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një nga motelet në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Laureta Ulaj,

Për Arbresh.info, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj ka deklaruar se rasti në fjalë është duke u trajtuar si “hetim mbi vdekjen”.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësite relevante i kanë ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ulaj.

“Me urdhër të njëjtit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për t’iu nënshtruar obduksionit, ndërsa veprimet e tjera hetimore janë duke u kryer, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj vdekjeje”, deklaroi Ulaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme