Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 52 vjeçari nga fshati Lubizhdë e Malishevës, Nazmi Morina, ka humbur jetën në vendin e punës.
Në një deklaratë për Arbresh.info, miku i të ndjerit, Avdi Shala ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, derisa i ndjeri ishte duke shkarkuar një furgon me dritare me peshë rreth një ton.
Sipas tij, ngjarja e rënd ka ndodhur në oborrin e punishtes në qytetin Orzivecchi në Itali.
“Ngjarja ka ndodhur në 17:40, ishte duke shkarkuar një furgon me dritare me pesh një ton. Pastaj ka rrëshqitur fasha ku ishte i lidhur me një lartësi rreth dy metra dhe e ka zënë nën trup. Për fat të keq nuk ka pasur të tjerë persona me viktimën por ka qenë vetëm në një ditë me shi, ku ka shkuar vetëm për t’i shprazur. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e punishtes në fshatin Orzivecchi provincia di (brescia)”, tregon miku i tij, Avdi Shala për Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Pamje nga vendi i punës në Itali, ku vdiq 52-vjeçari kosovar
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...