Ka ndërruar jetë në QKUK personi i cili është gjetur i therur me thikë në lagjen Bazhderhane në Prizren.
Sipas policisë, i dyshuari është shtetas i Turqisë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR n Prizren / 06.07.2024 – 23:50. Në lidhje me rastin, më 07.07.2024 gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Rama ndan pamje nga investimet për transformimin e infrastru...
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4