Google ADS

Vdekja e 18 vjeçarit në vendin e punës në Ferizaj, policia jep detaje

09:32 | 12 Dhjetor 2023
E.G

Një 18 vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në një fabrikë në Ferizaj.

Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë policia bën të ditur se janë duke u kryer hetime lidhur me rastin, shkruan Arbresh.info.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj,  ku dyshohet se derisa ka qenë  në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin.”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)  për obduksion.

Rasti nështë inicuar si “vdekje e dyshimtë”/Arbresh.info/

Të ngjashme