Është duke vazhduar votimi me postë për qytetarët të cilët jetojnë jashtë Republikës së Kosovës. Për të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, afati është hapur që nga data 17 shtator dhe përfundon më 5 tetor.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur për Telegrafin se deri tani nga diaspora kanë pranuar 300 pako me fletëvotime.
“Mund t’iu konfirmoj se deri dje (e enjte, 26 shtator) kemi pranuar 300 pako me fletëvotime të supozuara përmes operacionit të votimit me postë. – Fletëvotimet duhet të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më së largu më 5 tetor 2019”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre:
– 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës;
– 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe
– 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues.
Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.
Zgjedhjet parlamentare mbahen më 6 tetor, ndërkohë subjektet politike tash e tri ditë janë në fushatë zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 4 tetor.
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi