Google ADS

Vazhdon vjedhja e bagëtive, familja Brestovci kërkon ndihmë

16:48 | 19 Korrik 2017
Arbresh.info

Vjedhja e bagëtive është bërë problem në Kosovë, familja Brestovci dje ishte cak i hajnave pasi që në stallën e tyre u vodhën dy lopë, shkruan arbresh.info

Zonja e kësaj familje Julia Prebeza Brestovci përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka kërkuar që të mos të blihet mish pa e ditur origjine e tij dhe të gjithë ata që kanë ndonjë informatë lidhur me këtë të i njoftojnë.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e saj të plot:

SHPËNDAJE DHE NDOSHTA KA ENDE NJERËZ QË E DINË QKA ËSHTË TU VIDHET NDJERSA E VET DHE KAFSHATA E FAMILJES
Mëngjesin e ditës së djeshme 17.07 2017
Kur shkova për të marrë qumështin për familjen gjeta shtallen e zbrazet
Në shtallen tonë persona të ndërgjegjshëm hynë dhe vodhën të gjitha bagëtinë që kishim dy lopët qumështore, një bik 14 muajsh dhe një viç një muajsh
Allahu i dënoftë ata që bënë këtë vepër dhe këtë dëme në ekonomin tonë familjare
Luten ata që ju ofrohen për tu shitur ose mish qe së i’u dihet origjina të na njoftojnë
Këto janë dy lopët qe i kishim për ti plotësuar nevojat tona familjare për ushqim të familjes tonë në foto mungon edhe një bik 14 muajsh ngjyrë hiri qe peshonte rreth 360kg
Kjo është Kosova jonë

4 fre

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme