Të dhënat e fundit nga pikëkalimet kufitare të Kosovës tregojnë se edhe sot ka pritje dhe kolona të gjata në dy pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.
Sipas raportit të orës 08:20 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shoferët që kalojnë përmes Merdares mund të presin deri në 40-50 minuta për të kaluar kufirin në dalje, ndërsa hyrja në Kosovë përmes kësaj pike zgjat nga 3 deri në 5 minuta. Kolona e automjeteve në dalje është 300 metra.
Në Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë janë 10-15 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 100 metra.
Pikat e tjera kufitare, si Bërnjak, Jarinje, dhe Vermicë, kanë pritje minimale, nga 3 deri në 5 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje./Arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...