Ndonëse pjesa më e madhe janë të papunë, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur festën para protestës në ditën ndërkombëtare të punës.
Edhe këtë vit ka vazhduar tradita e festës pranë liqenit të Batllavës, shkruan arbresh.info.
Kolona të gjata kanë përcjell rrugën për të Liqeni ndërsa edhe numri i qytetarëve që tashmë kishin mbërritur atje ishte i madh.
Qytetarët për arbresh.info kanë thënë se pavarësisht se nuk kanë kushte të mira punë këtë ditë kanë zgjedhur të festojnë.
Edhe Sinan Zatriqi nga veriu i Mitrovicës ka thënë se i shkelën të drejtat e tij në vendin e punës
“Kam pas dëshirë që të dal në protestë por pasi nuk kanë organizuar kam zgjedh për të festuar. Po në vendin e punës më shkelën të drejtat e punës, madje shumë”, ka thënë ai./ /Arbresh.info/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...