Në QKUK, kanë kërkuar ndihmë 166 persona prej tyre 6 të lënduar nga përdorimi jo adekuat i mjeteve piroteknike dhe një nga plumbi qorr
Nata e fundit e vitit, rëndom festohet me hedhjen e fishekzjarrëve.
Por, shumë të shpeshta në Kosovë janë edhe rastet e përdorimit të armëve të zjarrit.
Madje si pasojë e këtij fenomeni, edhe në natën e ndërrimit të mot moteve një person është plagosur nga një plumb “qorr”.
Këtë e konfirmojnë edhe në Qendrën Emergjente të QKUK-së.
E me armë festoi edhe dikush në Vushtrri.
Por, ai për shkak të këtij veprimi përfundoi në pranga të policisë.
“Është me rendesi ta theksojmë, që PK ka hasur një person në Vushtrri t’u festu me armë zjarri, dhe policia ka intervenuar e ka arrestuar dhe është bërë konfisiskimi i armës”,thotë Baki Kelani, Zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Edhe më keq, e ka pësuar një familje nga fshati Vërmicë e Komunës së Malishevës.
Këtu dyshohet që nga pakujdesia në përdorje e mjeteve piroteknike, nga flakët u përfshi një shtallë e bagëtive.
Këtë për T7 e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Me datë 01.01.2020 në ora 00:21, stacioni policor në Malishevë ka marr informacion për një incident zjarri në fshatin Vërmicë. Patrullat policore dhe njësiti i zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri kishte kapluar kulmin e një objekti që pronari e kishte përdorur e ushqimit të kafshëve. Bazuar në deklaratën e të dëmtuarit, zjarri ka ndodhur si pasojë e mjeteve piroteknike”
Sipas përgjigjes së policisë, përveç dëmeve materiale, nuk ka lëndime në njerëz.
Ndërkohë, nga përdorimi i mjeteve prirroteknike janë lënduar 6 persona.
Ata kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente në QKUK, ndërsa në këtë institucion shëndetësor janë trajtuar gjithsejt 166 raste.
Por pavarësisht këtyre rasteve, në Policinë e Kosovës po vlerësojnë që këtë vit, festimet ishin më të qeta sesa në vitet e kaluara.
“Ne si PK vlerësojmë që ky fundvit, ka kaluar me e qetë sesa vitet e tjera, Nuk është evidentuar ndonjë rast fatal” shton Baki Kelani, Zëdhënës në PK.
Nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije që edhe këtë fund vit, kanë përgatitur plan operativ për mbajtjen e rendit, duke shtuar prezencën policore në ambientet e hapura ku janë mbajtur organizime festive.
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank