Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka bërë thirrje për qeverinë Hoti dhe të kthehen tek sovrani, shkruan Gazeta Blic.
Në një shkrim të saj në Facebook, Ujkani thotë se “qeveria jolegjitime po vazhdon praktikën që t’i ruajnë interesat e veta personale”.
Ajo ka shtuar se qeveria aktuale ka mungesë të profesionistëve në përballje me pandeminë Covid-19.
Shkrimi i plotë i Fjolla Ujkanit:
Kjo qeveri ilegjitime çdo herë e më shumë po e dëshmon që janë bërë bashkë që ta vazhdojnë praktikën e mëhershme, pra ti ruajnë interesat e tyre personale.
Mungesa e profesionistëve në menaxhimin e situatës në të cilën ndodhemi, ka bërë që gjithçka e mirëmenaxhuar deri tash të dalë jashtë kontrollit dhe të rezultoj me raste fatale, të cilat janë vdekje të dyshimta.
Aq më shumë që vazhdoni të qeverisni pa legjitimitet qytetar, aq më shumë po e pësojnë qytetarët, andaj lëshoni rrugë e kthehuni te sovrani, aty e shihni sa është ora!
#dorëheqje
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...